“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Lutja pranohet gjatë Natës së Kadrit

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205840
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Muslimani duhet t’i kushtojë rëndësi të madhe adhurimit gjatë këtyre dhjetë netëve të fundit. Ai duhet të falet, të falë namazin e natës, të lexojë dhikrin dhe të lutet. Lutja është e veçantë në Natën e Kadrit. Muslimani duhet të lutet shumë gjatë natës, si dhe gjatë namazit dhe jashtë namazit.

Muslimani duhet t’i kushtojë rëndësi të madhe adhurimit gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit. Ai duhet të falet, të falë namazin e natës, të bëjë dhikër dhe të lutet. Sidomos në Natën e Kadrit, lutja ka një rëndësi të veçantë. Muslimani duhet të lutet shumë gjatë gjithë natës, si gjatë namazit ashtu edhe jashtë tij.

Ai duhet të lutet për atë që ka të bëjë me fenë e tij dhe jetën e kësaj bote, ajo që ka të bëjë me atë dhe të gjithë muslimanët e tjerë. Ai nuk duhet të lutet vetëm për veten e tij. Ai duhet të lutet për veten e tij, prindërit e tij, të afërmit e tij dhe për të gjithë muslimanët. Ai duhet të përgjithësoj lutjen e tij.

Ai duhet të kërkojë të mira për fenë dhe jetën e tij në këtë botë, si dhe të lutet për të gjithë muslimanët, jo vetëm për veten e tij. Lutja e tij duhet të përfshijë prindërit, të afërmit dhe mbarë muslimanët.

Aishah -radijAllahu anha- e pyeti të dërguarin e Allahut ﷺ se çfarë lutje duhet ta bëjë nëse arrin të qëndrojë zgjuar gjatë Natës së Kadrit.

Ai ﷺ i tha:

“Thuaj: ”O Allah! Vërtet, Ti je Falës i madh, Ti e do faljen, prandaj më fal mua.”

(Allahumme inneke Afuun tuhibul-afue, fa’fu anni).

Transmeton Tirmidhi (3513), Ibn Maxheh (3850) dhe Ahmedi (25423). Autentik sipas Albanit në Sahih-ul-Xhami (4423).

Muslimani duhet ta thotë shpesh këtë lutje që profeti ﷺ e urdhëroi dhe të gjitha lutjet e tjera që ai i di. Muslimani duhet t’u kushtojë rëndësi të madhe lutjeve sepse në këtë natë lutjet pranohen me lejen e Allahut.

Shpërndaje: