Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses!
Një grua muslimane e martuar fyen fenë, -kërkojmë strehë te Allahu-, a bëhet divorc me këtë veprim, dhe nëse pendohet, a duhet burri të bëjë akt martese të re me të?
Përgjigje: E fyen fenë?
Pyetësi: Po.
Përgjigje: Kjo është dalje nga feja, nëse fyen fenë del nga feja Islame, përveçse nëse ka të meta mendore atëherë ajo nuk merret në llogari për këtë, por nëse e ka mendjen e shëndoshë dhe fyen fenë ajo del nga feja. Nëse e bënë këtë dhe ajo pendohet para se t’i kalojë periudha e pritjes (3 periudha menstruale) mbetet gruaja e tij.
Nëse i kalon periudha e pritjes dhe ajo nuk pendohet atëherë ajo bëhet divorc nga burri i saj dhe nuk ka të drejtë ta kthejë atë përveçse me një aktmartesë të re. Po!