Përgjigje: ”Ai që mohon obligueshmërinë e haxhit është kafir. Muslimanët janë të bashkuar në këtë. Kushdo që mohon obligueshmërinë e haxhit, duke thënë se ajo është e rekomanduar dhe një vepër e mirë dhe ska asnjë dëm nëse nuk e bën haxhin, personi i tillë është kafir sipas të gjithë muslimanëve.
Nëse ai pohon obligueshmërinë e haxhit dhe nuk bën haxh nga përtacia, ai konsiderohet të jetë mëkatarë. Ai duhet të detyrohet të bëjë haxhin.
Motivi i Umerit ishte që të detyrohen ata të bëjnë haxhin dhe të mos e braktisin atë. Nëse ai ka mundësi për ta bërë haxhin dhe nuk e bën nga përtacia, ai duhet të detyrohet ta bëjë haxhin në mënyrë që ai të plotësojë obligimin. Ndërsa ajo se a bëhet kafir ai që nuk bën haxh për shkak të përtacisë, çështja është e diskutueshme. Nëse ai vdes, pa bërë haxhin ndërsa ai ka pasur mundësinë e tillë, duhet të mirret nga pasuria e tij dhe të bëhet haxh për të në mënyrë që të kryhet obligimi i tij.”