Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A bën t’i dëgjojmë thirrësit bidatçi nëse këshillat e tyre janë të mira?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është e lejueshme për t’i dëgjuar këshillat e atyre që janë prej predikuesve dhe thirrësve të cilët kanë risi të ndryshme, ose t’i nxisim njerëzit që t’i dëgjojnë ata në qoftë se këshillat e tyre janë të mira dhe nuk përmbajnë asgjë të keqe?”

Përgjigje: “El-hamdu lil-lah që njohja e së vërtetës nuk kufizohet në këshillimet dhe predikimet e tyre. Nëse prania juaj në këshillimet dhe predikimet bën që njerëzit të mashtrohen nga bidatçitë (duke pasur mendime të mira për ta), ti nuk duhet të shkosh tek ta. Të mirën që përfiton nga ata, mund ta fitosh edhe tek të tjerët (selefitë). Por, nëse ti shkon tek bidatçitë për t’i refuzuar gabimet e tyre, atëherë kjo është një gjë e mirë.”

Shpërndaje: