Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A dënohet personi që nuk varroset?

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Alameh Ibnul Kajimi -rahimehullah- ka thënë: “Duhet ditur se dënimi i varrit është dënimi në Berzah. Secili që vdes dhe meriton të dënohet do të dënohet pavarësisht nëse është varrosur apo jo. Nëse trupi i tij është ngrënë nga kafshët e egra, nëse është djegur dhe është bërë hi dhe është shpërndarë në erë, është gozhduar në kryq ose është mbytur në det, dënimi do ta godas trupin dhe shpirtin e tij sikurse i godet ata në varre.”

Shpërndaje: