Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehab (12)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/tf–1432-08-02.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Cili mendim është i saktë në lidhje me se kushë do të sakrifikohej; Ismaili (alejhis-selam) apo Is’haku (alejhis-selam)?”
Përgjigje: ”Mendimi i saktë është se ishte Ismaili (alejhis-selam). Pasi që Allahu e kishte përmendur të gjithë historinë e sakrifikimit në suren ”Safat” Allahu (Te’ala) tha:
وَبَشَّرْنَاهُ بِإِسْحَقَ نَبِيًّا مِّنَ الصَّالِحِينَ
”Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is’hakun, profet prej të mirëve.” 1
Kjo dëshmon se Ismaili (alejhis-selam) do të sakrifikohej. Përveç kësaj, Ismaili (alejhis-selam) ishte biri më i vjetër. Allahu e përmendi atë së pari kur Ibrahimi (alejhis-selam) tha:
الْحَمْدُ لِلّهِ الَّذِي وَهَبَ لِي عَلَى الْكِبَرِ إِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَقَ إِنَّ رَبِّي لَسَمِيعُ الدُّعَاء
”Falënderimi i qoftë Allahut, i cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Is’hakun! Vërtet, Zoi im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.” 2
Kur Ibrahimi (alejhis-selam) përmendi Ismailin para Is’hakut kjo vërtetoj se Ismaili (alejhis-selam ishte më i vjetër se Is’haku alejhi-selam). Mendimi i saktë pra është se Ismaili (alejhis-selam) do të sakrifikohej.”
1 Es-Saffat 37:112
2 Ibrahim 14:39