Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A doni të dini nëse një person është Selefi? Shiko me kë shoqërohet!

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429) 

Burimi: ed-Durar en-Nexhmijjeh fi Radd-ish-Shubuhat el-Akadijjeh uel-Menhexhijjeh, fq. 371-374

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmusliamne.com

Ali Hasen El-Halebi ka thënë:

“Shejkh Ahmed en-Nexhmi (hafidhahullâh) u pyet nëse ai rekomandon studiomin e besimit tek Mashajikhët në Jordan të cilët e mbikqyrin “Merkez el-Albani”, dhe ai u përgjigj:

“Këta njerëz konsiderohen Selefijun, por ti the se ata mbështesin dhe rekomandojë Ebul Hasan el-Ma’ribin dhe el-Maghravin. Ai që e rekomandon një tekfirc si el-Maghrauin mund të diskutohet. Prandaj, nuk mund të them se lejohet të marrësh dije nga një person i tillë.”

En-Nexhmi: Kjo nuk është e vërtetë. Ne vërtetë kemi kritikuar gabimet e Ebul-Hasanit dhe të el-Maghravit dhe kemi qartësuar kundërshtimet e tyre … “

1 – Nëse vërtetë i keni qortuar ata ndërsa ata nuk e kanë pranuar këshillën, atëherë pse nuk i keni publikuar gabimet e tyre, dhe nuk ja keni sqaruar ato njerëzve dhe nuk jeni larguar prej tyre?

2 – Edhe sot ne dëgjojmë se si Mashajikhët në Jordani vizitohen nga bidatçitë si Ebul-Hasan el-Ma’ribi dhe el-Maghravi. Unë pyetem shpesh në lidhje me këtë dhe atëherë them se është e vërtetë se Ali bin Hasan el-Halebi dhe Selim el-Hilali ende mbështesin Ebul-Hasan el-Ma’ribin dhe Muhammed bin Abdirr-Rrahman el-Maghravin, prandaj nuk mund të them se duhet të studiohet tek ta. Sepse ne lexojmë në librat e Selefëve se ata thanë,

“Ai që mbështet një bidatçi, këshillohet dhe nuk e pranonë atë, duhen bojkotuar sikurse bidatçiu. As nuk duhet të ndiheni të rehatshëm me të dhe as nuk duhet marrë dije prej tij.”1

Kështu që unë nuk kam thënë asgjë nga vetja ime.

Ebu Ahmed Muhammed edh-Dha’if ka thënë:

“Khauarixhët që rrinë ulur (që nuk kapin armët) janë Khauarixhët më të neveritshëm.”

Ibn Battah transmeton nga el-A’mash i cili ka thënë:

“Selefët nuk e kishin zakon të pyesnin për gjendjen e një njeriu pasi të kishin mësuar tre gjëra për të; me kë ecë, kë e viziton ai dhe me kë takohet rregullisht.”2

Ai transmetoi nga el-Euzai i cili ka thënë:

“Nëse një person fsheh bidatin e tij nga ne shoqëria e tij nuk do të mundet ta bëjë këtë.”3

Ai transmetoi nga Sa’id el-Kattan i cili ka thënë:

“Kur Sufjan eth-Theuri erdhi në Basra, ai filloi të pyes në lidhje me er-Rabi bin Sabih dhe pozitën e tij tek njerëzit. Ai tha: “Çfarë besimi ka ai?” Ata thanë: “Ai nuk ka besim tjetër përveç Sunnetit.” Ai tha: “Kush janë shokët e tij?” Ata thanë: “Kaderitë.” Atëherë ai tha: “Atëherë ai është Kaderi.”4

Ibn Battah ka thënë:

“Allahu e mëshiroftë Sufjan eth-Theurin. Ai fliste me urtësi, fliste të vërtetën dhe përgjatë dijes së Kuranit dhe Sunnetit dhe urtësisë që kuptohet nga vizioni dhe nga të aftët.”

Dëshmitë në Kuran, Sunnet dhe në praktikën e Selefëve thonë se ai që mbron pasuesit e bidateve, ulet me ta, ha me ta, pi bashkë me ta, ose udhëtonë me ta vullnetarisht i përket atyre dhe sidomos në qoftë se ai tashmë është këshilluar dhe pastaj ka vazhduar me veprimin e tij. Nuk ka rëndësi nëse ai thotë se ai ulet me ta për ti këshilluar ata, sidomos jo nëse bëhet fjalë për njerëz si el-Maghravi që qartë priret kah Khauarixhët.

3 – Në qoftë se ju i kishi kritikuar ata haptazi ndërsa ata nuk e kanë pranuar këshillën, kjo do të ishte bërë e njohur në të njëjtën mënyrë siç është e njohur që ju i mbështesni ata dhe jeni të kënaqur me ta.


1 Masa’il-ul-Imam Ahmed, f. 271, nga Ebu Davudi.

2 el-Ibanah (419).

3 el-Ibanah (420).

4 el-Ibanah (421).

Shpërndaje: