Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet bërë dhikrin së pari apo tekbiret (e teshrikut) – Mukbil?

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: Kam´-ul-Mu´anid, fq. 366

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Sot është bërë e zakonshme që njerëzit të bëjnë tekbire pas namazeve të detyrueshme gjatë ditëve të teshrikut. Kjo nuk është ligjësuar. Tekbiret duhet thënë në mënyrë të pakufizuar. Unë po themë se pas namazeve të detyrueshme fillon të bësh dhikrin e ligjësuar. Pastaj të lejohet të bësh tekbiret1, pavarësisht nëse kjo ndodh pas namazit, ose në mëngjes, mesditë, pasdite apo në mesnatë.


Ditët e teshrikut janë: dita 11, 12, 13 të muajit Dhul-Hixheh, që do të thotë 3 ditët pas Kurban Bajramit.

Shpërndaje: