Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet bërë gusël pas çdo marrëdhënie seksuale?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Fatua Ibn Baz, Vëllimi 10, Libri në lidhje me pastrimin, Kapitulli mbi Guslin

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejueshme që një njeri të ketë marrëdhënie seksuale me gruan e tij disa herë pa bërë gusël mes tyre (marrëdhënie seksuale)?

Përgjigje: Kjo është e lejueshme për të, por bërja gusël është më e mirë sepse transmetohet në mënyrë autentike se i dërguari i Allahut nganjëherë bëri gusël dhe nganjëherë nuk bëri. Është transmetuar nga autorët e librave të haditheve dhe nga Ahmedi, nga Rafi ibn Khadixh se një ditë profeti ka pasur marrëdhënie me të gjitha bashkëshortet e tij, ku ka bërë gusël pas secilës marrëdhënie.

I është thënë: O i dërguari i Allahut, pse nuk bëre vetëm një gusël të vetëm?

Ai tha: Kjo është më pastër dhe më mirë.

Gjithashtu është transmetuar në mënyrë autentike në Bukhari dhe Musliman nga Enesi (radijAllahu anhu) se ai kishte marrëdhënie seksuale me të gjitha bashkëshortet e tij me një gusël.

Sidoqoftë, sunneti tregon se nëse një burrë ka ndërmend të bëjë marrëdhënie seksuale disa herë pa kryer gusël, ai duhet të merr abdes sikurse merr për namaz. Për më tepër, është e lejueshme të braktiset ky abdes sipas argumentit tjetër sheriatik. Sa u përket argumenteve që e rekomandojnë këtë, është transmetuar nga Muslimi dhe të tjerët se Ebu Said (radijAllahu anhu) tregoi se profeti ka thënë:

“Nëse ndonjëri prej jush dëshiron të ketë marrëdhënie seksuale me gruan e tij më shumë se një herë, le të merr abdes pas çdo marrëdhënie.”

Sipas transmetimit të Ebu Khuzejmes thuhet:

“Le të merr abdes (sikur po përgatitet) për namaz.”

Sa u përket argumenteve që lejojnë braktisjen e abdesit, është transmetuar nga el-Tahaui nga Aishah (radijAllahu anha) se ajo tha:

“Profeti kishte marrëdhënie seksuale (me bashkëshortet e tij) dhe pastaj e përsëriti atë pa marr abdes.”

Allahu është Ai që jep sukses.

Shpërndaje: