“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet falur në këmbë apo ulur në mjetet transportuese?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (42)

http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20%20-%2011%20-%201%20-%201437.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Një person udhëton në mjet transporti dhe nuk mund të ndalet për t’u falur. A duhet ta falë namazin e detyrueshëm në atë gjendje në mjet para se ti skadoj koha e namazit?”

Përgjigje: ”Pse nuk mund të ndalet dhe të falet? A nuk është ai që i ka në dispozicion çelësat e makinës kështu që ai mund të parkojë makinën dhe të falet? Ai duhet të ndaloj dhe të falet. Por, nëse ai udhëton në një barkë, një anije ose aeroplan dhe nuk është në gjendje të falet në këmbë, atëherë ai falet ashtu siq i ipet mundësia:

فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ

”Andaj, sa të keni mundësi keni frikë Allahun.” 1

Në qoftë se ai është që vendos mbi mjetin e transportit, ai e ndal atë dhe falet. Dhe në qoftë se ai nuk vendos mbi mjetin e transportit, ai falet ashtu si i ipet mundësia:

فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ

”Andaj, sa të keni mundësi keni frikë Allahun.”

__________________________________

1 64:16

Shpërndaje: