Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet gruaja të lexojë me zë kur falet?

Imam Ali bin Muhamed El-Ba’li El-Hanbeli (v. 803)
Et-Tesa’ulet Esh-Sharijeh alal-Ikhtijarat El-Fikhijeh li Shejkh-il-Islam Ibn Tejmijeh, fq. 111
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A duhet gruaja të lexojë me zë kur falet?

Shejkh-ul-Islam Ibn Tejmijeh ka thënë: Nëse gruaja u prin grave të tjera në namaz, ajo lexon me zë. Nëse falet vetëm, lexon në heshtje.

Shpërndaje: