Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet gruaja t’i mbulojë këmbët kur falet?

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (35)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighasah%20%20-%2017-%2010-1436.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A lejohet që gruaja të falë namazin e veshur vetëm me fustan dhe vello?”

Përgjigjje: Po. Umm Selemeh e pyeti të dërguarin e Allahut ﷺ: “A i lejohet gruas të falet me fustan dhe vello mbi kokë, pa pasur izar (rrobë nga beli e te poshtë)?”

Ai ﷺ tha: “Po, në qoftë se fustani është mjaft i gjatë që ti’a mbulojë pjesën e epërme të këmbëve.”1

Transmeton Ebu Daudi 640.


1 Ibn Kudameh ka thënë: “Shumë dijetarë thonë se këto janë fjalët e Umm Selemeh, ndërsa Abdurr-Rrahman bin Dinar bin Abdilah i konsideron të jenë fjalët e profetit ﷺ.” El-Mughni 2/329.

Shpërndaje: