Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet informuar personin që e kërkon gruan se ajo nuk është e virgjër?

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: “El-Lubab”, fq. 49-50

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A duhet të fshihet mëkati i gruas që ka bërë zina, apo duhet të informohet personi i cili e kërkon atë për martesë?”

Përgjigje: “Nuk duhet të zbulohet nëse ajo është penduar. Në rast se ajo sinqerisht është pendua tek Allahu, është përmirësuar dhe tanimë është e dëlirë, atëherë ky mëkat duhet të  fshihet.

Mirëpo, në rast se ajo ende ka mbetur në gjendje jo të shëndoshë dhe është mashtruese, atëherë personi i cili e kërkon atë për martesë duhet këshilluar që të largohet prej saj.”

Shpërndaje: