“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet lexuar besmelen para çdo sureje?

Imam Ahmed bin Hanbel 

Burimi: Kitabul-Meseil an Imam Ahmed bin Hanbel nga Ibn Hani en-Najsaburi

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetja: ”Nëse imami ka mbaruar leximin e një sure dhe dëshiron që të lexojë një sure tjetër, a duhet ta lexon Besmelen (Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim)?”

Përgjigje: ”Ai duhet të lexoj Besmelen kur lexon çdo sure nga fillimi, ashtu siç gjendet e shkruar Mus’haf (në fillim të çdo sureje, përveç sures et-Teubeh). Prandaj, nëse namazliu lexon dy apo tre sure në një rekate, ai lexon Besmelen në fillim të çdo sureje.”

Shpërndaje: