“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet të marrë abdes gruaja me menstruacione para se të flejë?

Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/7755
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Allahu ju dhëntë mirësi! A është e pëlqyeshme për gruan që është me menstruacione të marrë abdes para se të flejë?

Përgjigje: Po, ai që është xhunub dhe gruaja që është me menstruacione,nëse dëshirojnë të flenë është e pëlqyeshme për ta që së paku të marrin abdes sepse abdesi e zvogëlon papastërtinë.

Shpërndaje: