Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet marrë abdes nëse kam sekrecione?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_1701.shtml

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Një grua vuan nga sekrecionet e shumta. Ajo përjeton vështirësi kur është fjala për të marrë abdes dhe sidomos kur ajo është jashtë. A është e lejuar që ajo të falë Drekën dhe Ikindinë me një abdes dhe të njëjtën gjë, Akshamin dhe Jacinë me një abdes? A është e lejuar për të që t’i dhe shkurtojë namazet në fillimin e kohës së namazit të parë (drekës dhe akshamit) apo në fundit e kohës së dytë (ikindisë dhe jacisë)?”

Përgjigje: ”Këto sekrecione janë të natyrshme. Disa gra mund të kenë sekrecione të vazhdueshme ndryshe nga gratë e tjera. Nëse ajo ka sekrecione të vazhdueshme, ajo duhet së pari të dijë se ajo është ende është e pastër.

Nuk ka asnjë dëshmi se sekrecionet janë të papastra. Edhe gratë gjatë kohës së Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) kishin këto sekrecione, dhe nuk është transmetuar nga Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) se ai i urdhëroi ato që të pastrohen nga to.

Së dyti, ajo nuk duhet të merr abdes për shkak të sekrecioneve. Nëse gruaja merr abdes, ajo mbetet në gjendjen e saj të pastër (me abdes) dhe nuk ka nevojë që të marrë abdes për çdo namaz. Megjithatë, është më mirë për të marrë abdes, por nuk është e obliguar. Në vend të kësaj, ajo mbetet në gjendje të e saj të parë – të pastër, derisa ta prish atë me ndonjë prej gjërave që e prishin abdesin.

Shembull: Nëse ajo merr abdes për namazin e Drekës dhe mbetet në gjendjen e saj të pastër pa e prishur abdesin me jashtëqitje, urinim, gazra, konsumimin e mishit të devesë e të ngjashme, ajo gjithashtu falë namazin e Ikindisë pa pasur nevojë të marrë abdes tjetër.

Ky është mendimi më i saktë sipas asaj që më është bërë mua e qartë së fundi. Është më se e qartë se kjo është më e lehtë për gratë për sa kohë që nuk ka të dëshmi të prerë, dëshmi të qartë që e thotë të kundërtën.

Sa për urdhrin e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) ndaj gruas e cila kishte gjakderdhje të vazhdueshme që të merrte abdes për çdo namaz, dijetarët e Hadithit nuk pajtohen për vërtetësinë e atij hadithi. Për më tepër, hadithi të cilin e kemi për qëllim, do të thotë se ajo nuk është e obliguar që të lahet për çdo namaz ashtu siç është e obliguar të lahet kur t’i ketë mbaruar periudha e menstruacioneve.”

Shpërndaje: