“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet mbaruar telbijjen tek xhemeratet?

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Mexhmu Kutub ue rasa’il ue Fataua Shejkh Rabi el-Medkhali (15/359-360)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A duhet mbaruar bërjen telbijjeh kur të arrijmë tek xhemratet apo pasi të kemi përfunduar me hedhjen e guralecëve?

Përgjigje: Kur të arrish tek xhemeratet mbaron bërja e telbijjes. Do të thotë ai fillon me vepra të tjera. Kur të hedh guralecët tek xhemarat ul-akabah duhet thënë ”Allahu Ekber”, pastaj duhet therë kurbanin nëse keni diçka për të therë, dhe pastaj duhet ta rruajë kokën e tij (gruaja i shkurton të gjitha flokët e saj (sa mollëzat e gishtit të dorës), dhe të bëjë pjesën tjetër të veprave që duhet vepruar gjatë haxhit.

Shpërndaje: