Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ngritja e duarve në namazin e xhenazes – Uthejmin

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (17/134)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A duhet namazfalësi të ngritë duart e tij në lidhje me të gjitha tekbiret në namazin e xhenazes?

Përgjigje: Mendimi i saktë është se ai duhet të ngritë duart në lidhje me çdo tekbir. Është transmetuar në mënyrë autentike nga Ibn Umer (radijAllahu anhume). Sigurisht, disa dijetarë thonë se ato duhet të ngriten vetëm në Tekbirat-ul-Ihram (në tekbirin e parë), por mendimi i saktë thotë se ata duhet të ngritën në çdo tekbir.

Shpërndaje: