Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=6Z1GcrTzxH4&feature=youtu.be
Data e fetvas: 18/8-1430 ose 9/8-2009
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: A kërkohet konsensus për ta bërë xherh (kritikë) dikë? Pyetësi sigurisht ka për qëllim Xherh ue Ta’dil (kritikën dhe lavdërimin).
Përgjigje: Kjo i përket çështjeve të studiuesve të Hadithit. Konsensusi për këtë lloj kritike nuk është kusht. Nuk është kusht që ata të pajtohen se një person duhet të kritikohet. Ai që pohon kritikën, ka përparësi para atij që mohon kritikën. Ai që lavdëron mohon dhe ai që kritikon pohon, dhe prandaj ai ka përparësi.