Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, fq. 14
Përmblodhi: Sa’d Abdul-Gaffar Ali
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Profeti ﷺ ka thënë:
إذا أتى أحدكم أهله ثم أراد أن يعود فليتوضأ
“Nëse dikush i afrohet gruas së tij të bëj marrëdhënie intime dhe këtë dëshiron ta përsërisë, atëherë le të marrë abdes.”
A është kjo posaçërisht për burrin apo kjo vlen edhe për gruan?
Përgjigje: Kjo është ligjësuar për burrin i cili dëshiron të ketë marrëdhënie intime përsëri me gruan e tij. Pra, ky hadith i drejtohet burrit dhe jo gruas.