“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet të agjërojë kur jam shtatzënë?

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”

Burimi: Fetvaja nr. 13168

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë kam qenë shtatzënë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Filloi të më rrjedh gjak në ditën e 20 të Ramazanit, por unë as nuk kam ngrënë, as nuk kam pi dhe vazhdova agjërimin. Gjatë qëndrimit tim në spital nuk kam agjëruar për katër ditë. Pas Ramazanit i kam kompensuar këto katër ditë. A duhet të agjërojë përsëri kur unë jam ende shtatzënë? Të lutem, më këshilloni, Allahu ju shpërbleftë.

Përgjigje: Agjërimi juaj kur ti je shtatzënë dhe gjakderdhjet tuaja nuk ndikojnë në vlefshmërinë e agjërimit tuaj, siç është rasti me gruan që ka istihadah. Prandaj, agjërimi juaj është i vlefshëm dhe katër ditë që ju i humbët gjatë qëndrimit tuaj në spital dhe pastaj i kompensuat pas Ramazanit janë të mjaftueshme dhe ti nuk ke nevojë që ti agjërosh ato përsëri.

Allahu na dhëntë sukses. Selamet dhe salavatet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, familjen e tij dhe shokët e tij.

Shpërndaje: