Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Fauaid min et-Tefsir, fq. 327
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A duhet të jemi me abdes kur bëjmë Suxhud-ut-Tilauah (sexhden e leximit) jashtë namazit?
Përgjigje: Po, nëse mund ta bësh këtë. Megjithatë, nuk është kusht. Shumica e konsiderojnë këtë të jetë kusht. Mendimi i saktë është se nuk është obligim. Është transmetuar nga Ibn Umeri (radijAllahu anhume) dhe nga tebiini fisnik esh-Sha’bi (rahimehullah) se kjo nuk është obligim. Ky mendim është më i mirë pasi që nuk ka argument për këtë. Është sikurse leximi i dhikrit dhe Kuranit dhe nuk kërkohet të jesh me abdes.
Pyetja: A konsiderohet sexhdeja e leximit si namaz?
Përgjigje: Jo. Ajo nuk konsiderohet si namaz. Është dhikr, përulësi para Allahut dhe adhurim.