Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Fet’h-il-Mexhid (29)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është transmetuar në të vërtetë se të sëmurit duhet t’i bëhet rukje duke lexuar suren el-Fatiha shtatë herë?
Përgjigje: Unë nuk di diçka (ndonjë argument) lidhur me këtë. Ndërsa është konfirmuar se personit të sëmur duhet t’i bëhet rukje me leximin e sures el-Fatiha. El-Fatiha duhet përsëritur por pa një numër të kufizuar. Një numër i kufizuar kërkon dëshmi. Përndryshe është mirë që të përsëritet surja el-Fatiha në lidhje me rukjen.