Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet të marrim abdes pas pastrimit të fëmijëve‏

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Maxhmu’ul Fataua Shejkh Ibn Uthejmin. (11/203)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Nëse një grua ka larë fëmijën e saj kur ajo ishte e pastër (me abdes) a duhet të marrë abdes përsëri?”

Përgjigje: ”Nëse një grua lan djalin e saj apo vajzën dhe prek organin seksual ajo nuk është e detyruar të marrë abdes por është e mjaftueshme që vetëm ti laj duart e saj. Kjo pasiqë prekja e organit seksual pa epsh nuk e bën të obliguar marrjen e abdesit. Është më se e njohur se gruaja që e lan fëmijën e saj nuk i shkon fare mendja në epsh. Pra kur ajo lan djalin e saj apo vajzën, ajo lan vetëm papastërtitë që e kanë ndytur atë dhe nuk ka nevojë të marrë abdes përsëri.”

Shpërndaje: