Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet të merr abdes nësë dëshiron të ketë marrëdhënie intime përsëri?

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: Fetvaja nr. 13748

Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz

Anëtar: Abdurr-Rrazak al-Afifi

Anëtar: Abdullah ibn Gudejjan

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja e 2: A është e lejueshme për mua që të kem marrëdhënie intime me gruan time më shumë se një herë në të njëjtën natë, pastaj të shkoj të fle pa bërë gusël?

Përgjigje: Është e lejueshme që burri të bëjë marrëdhënie me gruan e tij më shumë se një herë në të njëjtën natë. Megjithatë, ai duhet të merr abdes para herës së dytë për shkak të hadithit të mëposhtëm:

“Kur dikush prej jush ka marrëdhënie intime me gruan e tij dhe pastaj dëshiron ta përsërisë atë, ai duhet të merr abdes.”

El-Hakim shtoi: Kjo i jep më shumë aktivitet trupit.

Allahu na dhëntë sukses. Selamet dhe salavatet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij dhe mbi sahabët.

Shpërndaje: