Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet të pasojmë verbërisht në çështje të akides?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/bryhari–1428-2-8.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Mësuesi, nxënësi i dijes dhe njerëzit e rëndomtë a duhet t’i mësojnë çështjet e akides, bazat themelore të fesë e çështje të imanit me taklid (pasim të verbër), apo duhet t’i mësojnë ato nga argumentet e Kur’anit dhe Sunnetit?”

Përgjigje: “Kjo ndryshon në varësi të njerëzve dhe mundësive që kanë. Dijetarit nuk i lejohet të pasojë verbërisht. Nxënësi i dijes duhet të hulumtojë argumentet dhe të pasojë atë i cili posedon argument. Njeriu i rëndomtë nuk i njeh argumentet dhe formën e të argumentuarit. Ai është i detyruar të pasojë pasuesit e së vërtetës. Ky nuk ka gjykimin siç kanë ata të tjerët, siç edhe thamë, njerëzit ndryshojnë.”

Shpërndaje: