Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat ul-Huda-uen nur (565)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A duhet që xhilbabi i gruas (mbulesa e saj) të shkojë zvarrë në tokë?”
Përgjigje: “Ajo duhet ta bëjë këtë vetëm nëse Xhilbabin e vesh si në kohët e hershme, që do të thotë se ajo nuk vesh rroba tjera nën të. Në atë kohë nuk veshnin asnjë rrobë tjetër nën xhilbab që t’i mbulonin kërcit e tyre (prej gjurit e poshtë) qofshin ato sirvale e të ngjashme.
Por në kohë të sotme femrat zakonisht veshin çorape e ndoshta edhe sirvale të gjata. Andaj është e mjaftueshme që ajo të mbulojë këmbët me Xhilbabin e saj. Në këtë rast xhilbabi i saj nuk duhet të tërhiqet zvarrë në tokë.”