Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Masail Ebi Umer Asadhan lil-Imam Bin Baz rahimehullah. faqe 14-22.
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Kam pyetur Shejkhun (Imam Bin Bazin rahimehullah): nëse menjëherë pas namazit duhet të themi Allahu Ekber, Allahu Ekber.
Ai (Imam Bin Bazi rahimehullah) u përgjigj: Duhet të themi Estaghfirullah, Estaghfirullah.
Unë i thashë: Çfarë të themi për thënien e Ibën Abasit, “Unë e dija se namazi i Profetit -صلى الله عليه وسلم- kishte përfunduar kur dëgjoja tekbiret e tij (thënien Allahu-Ekber)?”
Ai (Imam Bin Baz Rahimehullah) tha: Tekbiri është pjesë e Tesbihut (thënies Subhan-Allah) dhe tahmidit (thënis elhamdulilah).”
Pastaj ai tha se bashkimi i transmetimeve të ndryshme shpjegojnë njëra-tjetrën.