Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet t’i agjërojë ditët që i kanë kaluar para se ai të bëhej musliman?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fetua fi ahkam es-Sijam, fq. 97-98
 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Personi i cili u bë musliman gjatë Ramazanit, a duhet t’i kompensojë ditët e Ramazanit të cilat kanë kaluar para se ai të bëhej musliman?

Përgjigje: Ai nuk duhet t’i kompensojë ditët të cilat nuk i ka agjëruar para se të bëhej musliman sepse ai nuk ishte i obliguar me agjërim kur ai nuk ishte musliman. Ai nuk llogaritej prej atyre të cilët duhej të agjëronin në mënyrë që ai të obligohet me kompensim.

Shpërndaje: