Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Tek unë vinë njerëz që kërkojnë para dhe gjëra të tjera, a është obligim për mua që t’u jap atyre duke e ditur se unë frikësohem që të mos e fus në praktikë ajetin Kuranor:
“Dhe as lypësin mos e përzë (pa i’a vënë veshin).” (93:10)”
Përgjigje: ”Po, lypësi e ka të drejtën e vet, dhe ajo është që t’i jepet (kur ai lyp). Lypësi nuk duhet përzënë. E gjithashtu, nuk duhet dhënë hapësirë që ata të lypin. Por nuk duhet harruar se ai ka të drejtën e tij, ashtu edhe siç ka ardhur në hadith:
“Ai ka hak edhe nëse vjen duke kalëruar.”
Pra, lypësit duhet t’i jepet. Por ajo çfarë i jepet atij, dallon nga mundësia e atij që i lypet. Nëse ai ke mundësi që t’i jap atij shumë para apo gjëra të tjera, duke e ditur se ai i meriton të gjitha ato, atëherë i jepet. Mirëpo, nëse ai nuk ka mundësi që t’i ndihmojë lypësit shumë, atëherë i jep atij çfarë të mundet.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Ruaju nga zjarri i Xhehenemit, qoftë edhe me gjysmë hurme, e nëse nuk e ka as atë atëherë me fjalë të mira.””