Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A duhet ti tregojë për operacionin tim atij që më kërkon për grua?

Alameh Salih Abdul-Aziz bin Al esh-Shejkh 

Burimi: http://www.mufti.af.org.sa/node/2879

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Nëse një vajzë ka bërë një operacion p.sh në stomak, operacioni kirurgjik kërkon prerje dhe qepje në pjesën e operimit. Operacioni u zhvillua kur ishte në një moshë të re, kur lindi apo disa muaj më pas. A duhet familja e saj të tregojnë për këtë operacion dhe se ajo ka shenja që kanë mbetur deri më tani, në qoftë se një burrë e kërkon atë per martesë? A i përket kjo të drejtave të tij sipas Sheriatit apo jo?”

Përgjigje: “Myslimani duhet të jetë i sinqertë në të gjitha çështjet e tij, sepse e vërteta është rruga për shpëtim. Nëse një burrë e kërkon vajzën për martesë dhe ajo bartë këto shenja nga operacioni, ata duhet ti tregojnë atij. Për shkak se dikush mund të ndiej neveri nga këto shenja në qoftë se ai nuk ka dije për to. Prandaj mund të lindin probleme mes tij dhe familjes së saj dhe në këtë mënyrë të shpie në fajësimin e saj. Pra, ata duhet ta informojnë burrin lidhur me gjendjen e saj në mënyrë që ai ta dijë këtë, dhe që ata të mos munden të fajësohen më vonë.”

Shpërndaje: