Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A e dinë xhinët gajbin?

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Fetvaja nr. 18645
President: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz
Zëvendës: Abdul-Aziz Al-Shejkh
Antar: Salih El-Feuzan
Antar: Bekr Ebu Zejd
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A e dinë xhinët gajbin (të fshehtën)? 
Përgjigje: Jo, dija rreth gajbit është një çështje që lidhet ngushtë me teuhidin Rububijeh. Askush në qiej e në tokë nuk e di të fshehtën përveç Allahut.

Dija e gajbit është pjesë e veçantë e teuhidit Rububijeh dhe askush përveç Allahut nuk e posedon atë.

Allahu -te ala- ka thënë:

”Ai i ka çelësat e së padukshmes dhe vetëm Ai i njeh ato.” El-Anam, 6:59

Dhe Ai -te ala- ka thënë:

Thuaj: “Askush përveç Allahut, në qiell apo në tokë, nuk e di të fshehtët dhe as nuk e dinë se kur ringjallet”. En-Neml, 27:65

Xhinët nuk e dinë gajbin. Argument për këtë janë fjalët e Allahut:

”Kur Ne ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që i brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai (Sulejmani), për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehten, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë.” Sebe’, 34:14

Kushdo që pretendon se e di gajbin është kafir dhe po ashtu kafir është edhe ai që i beson atij që e pretendon këtë sepse një pretendim i tillë është mohim i qartë i Kuranit.

Shpërndaje: