Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Gjërat që përdoren nga femrat siç janë: kremat, ato përdoren për pastrime të ndryshme, apo për zbukurim e që në bazë janë të lejuara; a konsiderohen prej gjërave që babai e ka obligim t’i sigurojë për vajzat e tij. Duke pasur parasysh se, të gjitha femrat apo shumica dërmuese i përdorin këto?
Përgjigje: Kjo nuk është e obligueshme. Por konsiderohet mirësi nga ana e prindit për vajzat e tij. Nuk duhet tepruar në harxhime të tilla, dhe as vajza në të zbukuruar apo gruaja, e sidomos atëherë kur ato dalin nga shtëpia. Gjithashtu duhet ruajtur ato nga shfaqja e zbukurimeve të tyre. Nëse ato janë gjëra të zakonshme në të cilat nuk ka ndonjë të keqe nëse përdoren, atëherë konsiderohet mirësi nga ana e prindit për vajzat e tij.