Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhamed bin Abdil-Uehab (15)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/tafsir_27-07-1433.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për atë që thotë se besimi ynë dhe ai i nasarave (të krishterëve) është i njëjtë, duke e thënë këtë për arsye materiale apo politike?
Përgjigje: Allahu na ruajt nga një deklaratë e tillë! Ne dhe nasarat nuk kemi aspak të njëjtin besim. A është teuhidi dhe besimi i Ibrahimit -alejhi selam- i barabartë me trinitetin? A thuhet diçka e tillë për përfitime të kësaj bote? Kjo nuk lejohet.
Pa dyshim, na lejohet të bëjmë tregti me ta dhe të kemi marrëveshje nëse kjo i sjell dobi fesë sonë dhe nuk e dëmton atë, apo na mbron nga e keqja e tyre. Edhe i dërguari ﷺ ka pasur marrëveshje me ta. Por nuk na lejohet të jemi të kënaqur me fenë e tyre apo ta lavdërojmë atë. Kjo është blasfemi kundër Allahut -azze ue xhel-.