Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është obligim zekatul-fitri për atë që hynë në Islam gjatë Ramazanit?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fetua (18/259)

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A duhet ta paguaj zekatul-fitrin personi i cili është konvertuar në Islam në ditën e fundit të Ramazanit?
 
Përgjigje: Po, ai është i detyruar të paguajë zekatul-fitrin nëse ai është një prej muslimanëve.
 
Ibn Umeri (radijAllahu anhu) transmeton se profeti ﷺ urdhëroi të gjithë muslimanët, burrat dhe gratë, të lirët dhe skllevërit, të rinjtë dhe të moshuarit që të paguajnë një sa’a hurme apo elb si zekatul-fitr.

Shpërndaje: