Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A e ka obligim burri që të fle në të njëjtin shtrat me gruan e tij?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=138482

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Cili është gjykimi për atë që gjithmonë fle në një dhomë të veçantë nga bashkëshortja e tij, në mënyrë që t’i shmanget fëmijëve të vegjël duke u arsyetuar se këtë e bën për shkak të punës? Duke pasur parasysh që gruaja shqetësohet nga ky veprim.”

Përgjigje: “Ajo që është me rëndësi është që ai të kalojë natën në të njëjtën shtëpi. Nuk e ka obligim që ai të fle në të njëjtin shtrat me të. Ai mund të fle në të njëjtën shtëpi, do të thotë afër saj. Kjo është ajo që kërkohet nga burri. Por, nëse ai fle në të njëjtin shtrat me të kjo është edhe më mirë, por nuk është e detyrueshme.”

Shpërndaje: