Komisioni i Përhershëm për kërkime shkencore dhe Fetua
Kryetar: Abdul Aziz Ibn Abdullah Ibn Baz
Zv.Kryetar: Abdurr-Rrazak El-Afifi
Anëtar: Abdullah Ibn Gudejan
Anëtar: Abdullah Ibn Ku’ud
Fetvaja nr 5611
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A e ka parë Muhamedi ﷺ Zotin e Tij të Lartësuar në natën e Israsë?
Përgjigje: I dërguari ynë, Muhamedi ﷺ, nuk e ka parë Zotin e Tij në këtë jetë me sytë e tij, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Megjithatë, ai e ka parë Xhibrilin -alejhis selam- në formën e tij të vërtetë, i cili kishte mbuluar të gjithë horizontin. Kjo është ajo që nënkuptohet në fjalën e Allahut të Lartësuar:
”Atë ia ka mësuar atij një (engjëll) shumë i fuqishëm (Xhibrili), mendjelartë, që iu paraqit qartë, në horizontin më të lartë. Pastaj iu afrua e iu lëshua sa largësia midis dy harqeve ose edhe më afër, e i shpalli robit të Allahut, atë që i shpalli. Zemra (e Muhamedit) nuk gënjen për atë që ka parë. Vallë, a do ta kundërshtonit atë për çfarë ka parë, ndërkohë që ai e ka parë atë edhe një herë tjetër, te Sidretul Munteha-ja, ku ndodhet xheneti i Strehimit. Kur Sidrën çfarë nuk e mbulonte?! Shikimi i tij nuk u shmang dhe as nuk e kaloi masën.” En-Nexhm, 53:4-17
Suksesi vjen prej Allahut. Lavdërimi dhe bekimet qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe shokët e tij.