Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (2/375-377)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A konsiderohet sulmi 9/11 në SHBA ta ketë forcuar Islamin? A konsiderohet të ketë qenë Xhihad për hir të Allahut?”
Përgjigje: “Xhihadi në islam ka kushte. Xhihadi është ligjëuar vetëm për shkak që fjala e Allahut Tabarak ue Te ala të mbizotërojë, dhe Islami dhe myslimanët të forcohen. Kur ndonjë formë Xhihadi, luftë apo aktivitet e dëmton Islamin dhe myslimanët dhe shkakton dobësim dhe poshtërim të tyre, atëherë ne e dimë se kjo gjë nuk është prej Islamit apo Xhihad për hir të Allahut.
Ndoshta myslimanët që jetonin në Shtetet e Bashkuara gjatë sulmit e dinë këtë më së miri se çfarë degradimi dhe poshtërimi ata hasën. Afganët e dinë këtë. Të gjithë myslimanët e dinë degradimin dhe poshtërimin që ata hasën pas sulmit. Islami hedh poshtë këto vepra idiotike. Betohem në Allahun se Islami nuk ka të bëjë me to asgjë. Xhihadi siç thashë është ligjësuar që fjala e Allahut të mbizotërojë dhe që Islami dhe myslimanët të forcohen.
Kur romakët e rrethuan Palestinën në kohën e izraelitëve, jetuan tre profetë aty dhe ata nuk shpallën Xhihad. Këta tre janë Zekerija, Isa dhe Jahja sallAllahu alejhim ue selem. Nëse Zoti yt kishte dashur do të kishte urdhëruar një prej tyre për t’u lutur kundër këtyre armiqve në mënyrë që Allahu do ti përmyste ata sikurse përmbyti popullin e Nuhit alejhi-selam, dhe sikurse shkatërroi popullin Ad dhe Themud. Megjithatë, Allahu sprovon njerëzit me njëri-tjetrin:
”Kështu pra, po sikur të dojë Allahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron t’ju sprovojë njërin me tjetrin.” 47:4
Kur Allahu e urdhëron dhe e sprovon umetin me Xhihad? Kur ata janë të fortë dhe të pasur dhe i plotësojnë kushtet që i bënë ata të fitojnë dhe të arrinë fuqi. Nën rrethana të dobëta Allahu nuk i urdhëron me Xhihad madje as profetët, të cilët janë krijesat e Tij më të afërta dhe më të mira. Allahu u përgjigjet shpejt lutjeve të tyre.
Allahu ka shkatërruar disa popuj për shkak të lutjeve të disa profetëve. Allahu e likuidoi Faraonin dhe popullin e tij për ta ndihmuar Musain salAllahu alejhi ue selem. Por Allahu e sprovon kë të dojë. Dhe kur Ai sprovon nuk i obligon madje as profetët me diçka që ata nuk mund ta bëjnë.
Pra kanë jetuar profetë kur Xhihadi ishte i ligjësuar, pa u urdhëruar nga Allahu për të dalë në Xhihad. Përse Allahu nuk i urdhëroi këta tre profetë që jetonin në të njëjtën kohë dhe të njëjtin vend (Jeruzalemin) për të dalë në Xhihad dhe për të përzënë jashtë romakët nga Jeruzalemi? Megjithëse Xhihadi ishte i ligjësuar në fenë e tyre. Për shkak se kjo i takon gjykimeve universale dhe fetare të Allahut që të mos i urdhërojë unjerëzit diçka që ata nuk mund ta bëjnë. Këta njerëz të cilët sulmuan WTC, a kanë mundësi të luftojnë kundër Shteteve të Bashkuara, Evropës, Lindjes dhe Perëndimit? A e kanë aftësinë? Ata nuk e kanë aftësinë. Prandaj veprimi i tyre shkon kundër parimeve islame, logjikës dhe të gjitha parimeve të tjera. Veprimet e tyre vetëm se u shkaktojnë degradim dhe poshtërm myslimanëve dhe Islamit. Veprimet e tyre i japin Islamit një imazh të keq. Sa e kanë errësuar Islamin në perëndim! Ata e paraqesin Islamin si një fe barbare dhe kaotike. Ata e bënë këtë gjatë Luftës së Gjirit dhe tani pas 9/11 e bëjnë të njëjtën gjë.
Dijetarët i kanë dënuar këto akte dhe kanë sqaruar se Islami nuk ka të bëjë me to asgjë. Ata kanë folur të vërtetën.