Shejkh Sulejman bin Selim er-Ruhajlij
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=151900
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Disa thonë se Ebu Bekr el-Bagdadi është një pushtetarë me anë të grushtetit ushtarak dhe prandaj është udhëheqja e tij legjitime sipas Sheriatit. Si e refuzoni këtë dyshim?”
Përgjigje: ”Ky dyshim është më i dobët se sa rrjeti i merimangës. Pushtet nëpërmjet grushtetit ushtarak është ai që e merr pushtetin me forcë dhe pastaj stabilizon pushtetin. Lidhur me këta njerëz, ata fare nuk e kanë marrë pushtetin me forcë. Ata vetëm se po luftojn kundër popullit atje. Ata janë Hauarixhë. Studenti, e dijetari edhe më pak nuk duhet të dyshojë se ata janë Hauarixhë dhe se disa posedojnë cilësitë e Hauarixhëve. Sipas definicjonit të marrjes së pushtetit me forcë sipas dijetarëve të Ehl-us-Sunnetit, nuk egziston një person i tillë fare atje.
Sheriati dëshmon se Hauarixhët kurrë nuk do të kenë një shtet dhe se ata janë breza që shfaqen në këtë umet; sa të shfaqet një brez ai pritet derisa të shfaqet Dexhalli në mesin e tyre. Ata nuk kanë asnjë shtet, ata nuk kanë asnjë autoritet. Ata vetëm se po luftojnë kundër njerëzve atje dhe ata nuk kanë stabilitet, kështu që të thuhet se ai është pushtetarë përmes grusht shteti ushtarak. Ai vetëm se bën revoltë kundër popullit.”