Shejkh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh
Burimi: http://www.mufti.af.org.sa/sites/default/files/14320522_07.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Disa vende kanë mungesë të ujit përveçse për pije. A mjafton me tejemum në vend të guslit për papastërtinë e madhe?”
Përgjigje: “Allahu thotë:
Por, në qoftë se jeni të sëmurë (që mund t’u dëmtojë uji), ose gjendeni në udhëtim, ose ndonjëri nga ju vie pas kryerjes së nevojës natyrore, ose nëse keni pasur marrëdhënie (seksuale) me gratë e nuk gjeni ujë, atëherë gjeni (bëni tejemum) dhe të pastër dhe fshini fytyrat tuaja dhe duart me të.”
Pra tejemumi na është përshkruar nëse koha e namazit ka hyrë dhe ne nuk kemi ujë të mjaftueshëm për abdesin tonë. Uji është aq larg nga ne në mënyrë që ne nuk mund ta arrijmë atë lehtë, atëherë ne bëjmë tejemum. Por në qoftë se ne mund të gjejmë ujë para se të kaloj koha e namazit, ne jemi të detyruar që të gjejmë ujë pasi që kërkimi i ujit është kusht për vlefshmërinë e namazit. Ne e kërkojmë ujin, ”Nëse ju nuk e gjeni.” Pra, ai që nuk e gjenë ujin është ai që ka kërkuar dhe ka dhënë mundin dhe nuk e ka gjetur atë. Ndërsa lidhur me atë i cili mund ti hip makinës së tij dhe të arrijnë ujin që është në afërsi atëherë ai duhet të lëvizë dhe të shkoj e ta marrë ujin.”