Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A e ndryshon lutja kaderin?

Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com
 
Pyetje: A e ndryshon lutja kaderin (caktimin e Allahut)?’’
 
Përgjigje: Ka ardhur në hadithin të cilin e saktësojnë disa dijetarë ku thuhet:
 
“Nuk e ndryshon kaderin përveç duasë-lutjes.’’
 
Që ka për qëllim: Allahu e ka caktuar që personi të lutet, e për shkak të kësaj lutjeje të ndodhë kjo apo ajo. Kjo është në përputhshmëri me hadithin:
 
“Kush dëshiron ti shtohet rrizku (furnizimi) dhe t’i zgjatet jeta le të mbajë lidhjet farefisnore.’’
 
Me këtë nuk duhet nënkuptuar që ka ndryshim të caktimit të Allahut. Mirëpo Allahu e ka caktuar që përsoni të mbaj lidhjet farefisnore dhe për këtë shkak ja zgjatë jetën, apo tjetri nuk i ruan lidhjet farefisnore Allahu për këtë shkak ja shkurton jetën. Prandaj themi se të gjitha janë me Kaderin- caktimin e Allahut të Lartësuar.
 
Pra e ka caktuar që përsoni të lutet dhe lutja e tij të sjell rezultat-dobi. Apo tjetri nuk lutet dhe kështu nuk do të ketë asnjë lloj rezultati.

Shpërndaje: