Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Fetaua Xhudeh (8)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Albani: “Këta që thërrasin për në Islam, në të vërtetë a e dinë se çfarë është Islami?”
Pyetësi: “Jo.”
Imam Albani: “E në çfarë thërrasin pra ata?! Në çfarë thërrasin ata?! Ata duhet të qëndrojnë në vendet e tyre dhe të mësojnë. Ai që nuk ka asgjë, nuk mund të jep asgjë. Që më parë kam thënë dhe ende them se ata janë larg, shumë larg realitetit, përveç nëse ata ndryshojnë ashtu siç edhe shpresojmë. Xhematu Teblig janë Sufi Modern. Sufizmi gjithmonë ka qenë i ndërtuar në injorancën për Islamin. Prandaj, ata i kanë dëmtuar myslimanët shumë më shumë se sa u kanë bërë dobi. Kur unë them se ‘ata kanë bërë dëm shumë më shumë sesa kanë bërë dobi’, ju e kuptoni shumë mirë se ata kanë sjellë edhe dobi. Shumë dijetarë dhe njerëz të njohur shohin vetëm këtë anë dhe i mbyllin sytë për anën tjetër, domethënë për atë se bëjnë dëm shumë më shumë sesa bëjnë dobi. Kur Zoti ynë (Azze ue Xhel) ndaloi alkoolin, tregoi se në të ka edhe përfitim për njerëzit, por dëmet dhe mëkati i saj janë shumë më të mëdha sesa përfitimi. Nuk është e lejueshme për askënd të propagandojë pro Xhematu-Tebligëve në bazë të pamjes së tyre të jashtme pozitive në disa gjëra dhe tek disa njerëz të caktuar. Në vend të kësaj, ne duhet të shikojmë objektivisht në këtë dauet i cili është i bazuar në injorancën për Islam. Sufitë në të gjitha kohërat kanë sjellë dobi, por dobia e tyre është si dobia e alkoolit, përfitohet dobi, por ka të këqija dhe mëkate të shumta.”