Burimi: “Komisioni i Përhershëm Për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr. 13332/2
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Përderisa ishim duke e falur namazin me xhemat, njëri nga namazlitë hapi gojën shumë (nga gjumi), dhe kur përfunduam namazin, një njeri i tha atij se, hapja e gojës në namaz pa e vënë dorën e prish abdesin! A është kjo e vërtetë?”
Përgjigje: “Për atë të cilit i hapet goja, është e ligjësuar vënia e dorës. Transmetohet nga Ebi Se’id el-Hurdrij radijallahu anhu, se i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
إذا تثاءب أحدكم فليمسك بيده على فمه، فإن الشيطان يدخل مع التثاؤب
“Nëse ndonjërit prej jush i hapet goja, le ta vejë dorën e tij mbi gojë, sepse shejtani futet në trup nëpërmjet hapjes së gojë.”
Mirëpo, nuk ka asnjë argument që hapja e gojës e prish abdesin.
Tek Allahu është suksesi, salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin Muhammed, mbi familjen dhe shokët e tij.