“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

A e prish abdesin lëngu i bardhë që del pas përfundimit të menstruacioneve?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/2243
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A e prish abdesin lëngu i bardhë që del nga gruaja pasi të jetë pastruar nga menstruacionet?

Përgjigje: Çdo lëng që del nga të dy organet gjenitale qoftë te burri apo te gruaja, e prishin abdesin; bazuar në fjalët e Allahut -subhaneh-:

“…ose gjendeni në udhëtim, ose ndonjëri nga ju vjen pas kryerjes së nevojës natyrore, ose nëse keni pasur marrëdhënie me bashkëshortet e nuk gjeni ujë, atëherë gjeni dhé të pastër dhe fshini fytyrat e duart me të.” El-Maide, 5:6

Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- rrëfeu se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: 

“Nuk pranohet namazi i atij që vepron diçka që prish abdesin derisa të marrë abdes sërish.” 

Transmeton Bukhari (135) dhe Muslimi.

“Diçka” (që e prish abdesin) përfshin çdo gjë që del nga vrima anale ose organet gjenitale, qoftë jashtëqitje, urinë apo lëngje të tjera. E njëjta gjë vlen edhe për gazrat që dalin nga vrima anale, të cilat shkaktojnë vetëm prishjen e abdesit. Ndërsa për jashtëqitjen, urinën dhe lëngjet e tjera që rrjedhin, obligohet edhe pastrimi i vendit përkatës përpara se të marrësh abdes. Kjo është çfarë na mëson qartësisht Kurani dhe sunneti i pastër. Njësoj si gazrat, edhe ngrënia e mishit të devesë, gjumi dhe çdo gjë tjetër që shkakton humbjen e vetëdijes, si dhe prekja e organit gjenital me dorë, obligojnë vetëm marrjen e abdesit dhe nuk kërkojnë pastrimin e pjesëve përkatëse. Kjo vlen pavarësisht nëse preket organi gjenital i vetë personit apo i dikujt tjetër, si i bashkëshortit/es apo i fëmijës.

Tek Allahu është i gjithë suksesi!

Shpërndaje: