Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A e prish dalja e medhijut me epsh agjërimin?

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (19/239)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A prishet agjërimi gjatë Ramazanit nëse del për shkak të epshit?

Përgjigje: Medhiju (lëngu që del gjatë epshit) nuk e prish agjërimin pavarësisht nëse ndodh gjatë Ramazanit apo jashtë Ramazanit. Nëse themi që ai nuk e prish agjërimin kjo nënkupton se ai nuk obligohet me kompensimin e asaj dite. Në shumicën e rasteve medhij del si shkak i epshit. Edhe nëse sekreton për shkak të epshit dhe për shkak se ai e puth gruan e tij, agjërimi i tij është i saktë dhe nuk ka nevojë për kompensim.

Shpërndaje: