Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A e prish hixhamja agjërimin? – Bin Baz

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
El-Mufid fi Mexhelis Shehr Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

5 – Hixhamja

Gjaku që e prish agjërimin është gjaku që del gjatë bërjes hixhame.

Profeti ﷺ ka thënë:

”Ai që bën hixhame dhe atij të cilit i bëhet hixhame e kanë prishur agjërimin.” 1

Analogji të njëjtë marrin të gjitha që kanë të njëjtin efekt kur një person qëllimisht nxjerr gjakun në mënyrë që ai të ndikohet nga dobësia. Ashtu si hixhamja edhe kjo gjithashtu e prish agjërimin. Nga njëra anë, sheriati Islam nuk bën dallimin në mes të dy gjërave të barabarta. Nga ana tjetër, ai gjithashtu nuk bën bashkimin mes dy gjërave të kundërta.

Nëse një person humb shumë gjak pa qëllim sikurse përmes rrjedhjes së gjakut nga hunda, nga plaga e shkaktuar me thikë në lidhje me prerjen e mishit apo të shkelurit mbi xhama, agjërimi nuk prishet. Në këtë rast nuk ka rëndësi nëse personi humbë shumë gjak. E njëjta gjë vlen edhe në qoftë se humbet pak gjak gjatë kryerjes së analizave të gjakut. Kjo gjithashtu nuk e prish agjërimin pasi që kjo nuk ndikon në agjërimin.


Ebu Daudi (2367), Tirmidhi (774), Ibn Maxheh (1679) dhe Ahmedi (15866). Autentik sipas imam Albanit në ”Irua-ul-Ghalil” (931).

Shpërndaje: