Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A ekziston një sufizëm i lejuar?

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e saktë se ekziston një formë e lejuar e sufizmit? Disa thonë se dija për pastrimin e shpirtit dhe arritje tek Allahu (kryerja e veprave të mira) gjenden në Kuran dhe sunnet. Megjithatë, sufistët shtuan më shumë nga vetja e tyre dhe ne kemi më shumë të drejtë për to.

Përgjigje: Kurani dhe sunneti nuk quhen sufizëm por quhen dija nga Kurani dhe sunneti.

Sa i përket sufizmit, parimi i tij është asketizmi. Parimi i sufizmit është rreptësia në asketizëm dhe adhurim, pastaj ajo evoluoi në faza që arritën deri në pikën e ateizmit dhe besimit në unitetin e ekzistencës (që do të thotë të besosh se Allahu është në çdo gjë: në gurë, në pemë, në njerëz, etj.).

Ky është rezultati i atyre që kundërshtojnë Kuranin dhe sunnetin edhe nëse qëllimi i tyre në fillim ka qenë i mirë. Është e detyrueshme të kufizohesh vetëm në Kuran dhe sunnet sepse ato janë të mjaftueshme. Adhurimi bëhet vetëm në përputhje me Kuranin dhe sunnetin, dhe devotshmëria gjithashtu duhet të jetë në përputhje me Kuranin dhe sunnetin.

Shpërndaje: