Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është e caktuar nga Allahu që të ndodhë edhe e mira edhe e keqja?

Imam Muhammed bin Abdil-Vehab (v. 1206)

Burimi “50 pyetje dhe përgjigje në çështjet e Besimit” faqen 26-27.

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e caktuar nga Allahu që të ndodhë edhe e mira edhe e keqja?

Përgjigje: Caktimi, është përgjithësisht edhe në hajr dhe në sherr. Për këtë Aliu رضي الله عنه ka thënë: “Kemi qenë në xhenaze në varrezat e Beki’ garkadit,erdh i dërguari i Allahut Muhammedi ﷺ u ul e pastaj edhe ne u ulem afër tij, ai kishte një shkop, u përkul dhe filloi të gërvisht me shkop, pastaj tha:

“Çdonjëri prej jush që merr frymë, veçse ia ka shkruar Allahu vendin e tij në xhenet apo në zjarr, e që nuk ia ka shkruar jetën ta kaloj i lumtur apo fatkeq.”

Dhe njëri nga të pranishmit tha: A të mbështetemi në atë që është shkruar dhe të mos veprojmë? Pastaj i dërguari i Allahut ﷺ lexoi:

“Sa i përket atij që jep dhe plotëson detyrimin ndaj Allahut, edhe i frikësohet Atij, dhe vërteton bindshëm për më të mirën, Ne do t’ia lehtësojmë rrugën e lumturisë (xhenetit). E sa i përket atij, që bën koprraci dhe e ndien veten të pavarur nga Zoti, dhe që përgënjeshtron besimin, Ne do t’ia lehtësojmë rrugën e rëndë (skëterrës).” 1

Dhe ka ardhur në një hadith:

“Punoni, sepse çdokush e ka të lehtë të punoj. Njerëzve të këqij u bëhet e lehtë veprimi i veprave të të këqijve, edhe të lumturve u bëhet e lehtë veprimi i veprave të të lumturve.” 

Pastaj ai lexoi ajetin:

“Sa i përket atij që jep dhe plotëson detyrimin ndaj Allahut, edhe i frikësohet Atij, dhe vërteton bindshëm për më të mirën.” 2


1 El-Lejl 92:5-10

2 El-Lejl 92:5-6

Shpërndaje: