Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet të lexojmë nga Mus’hafi në namazin e teravive?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet të lexojmë nga Mus’hafi në namazin e teravive?

Përgjigje: Ai i cili nuk mundet të lexojë përmendësh nuk ka të keqe që të lexojë nga Mus’hafi në namazin e teravive. Kjo për shkak se ai do ta lexojë tërë Kuranin nga fillimi deri në mbarim. Andaj nëse nuk e di tërë Kuranin përmendësh, lexon nga Mus’hafi. Disa prej të parëve tanë vepronin kështu. Po!

Shpërndaje: