Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A është e lejuar për gruan myslimane të kërkojë ndihmë shëndetësore tek mjeket kufare (gra)?

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: Gharatul-Ashritah 2/209

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejuar për gruan e sëmuar myslimane të shfaq diçka nga avreti i saj para mjekes kafire? Sidomos kur ajo gjendet në një vend kufri?

Përgjigje: Po është e lejueshme. Ndërsa në lidhje me fjalën e Allahut:

”Ose gratë e tyre.” 24:31

ku sqarohet se çfarë është e lejueshme që gratë të shfaqin para grave tjera, disa thanë se citati ”gratë e tyre” përjashton gratë kufare. Mirëpo kjo nuk është e saktë. Pra, është e lejueshme për të që të tregojë atë që ka nevojë për shkak të shërimit apo për diçka tjetër.

Dhe mënyra me gruan kafire është e njejtë ashtu si me gruan myslimane, përveç nëse ajo ka frikë se ajo do të përhapë gjërat e fshehta rreth saj, atëherë kjo nuk është e lejuar. Në lidhje me kujdesin shëndetësor është e lejueshme për muslimanin të kërkojë shërim mjekësor tek kufarët, dhe nuk ka të keqe në këtë.

Shpërndaje: